22.5 C
Tirana
E shtunë, 11 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Edhe dua grua, por edhe mos t’më shohin në pazar me të

    Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula, ka ironizuar deklaratën e djeshme të kandidatit të pavarur Florjan Binaj, i cili tha se nuk do të bënte asnjë dalje në fushatë krah Partisë Demokratike dhe pse këto të fundit janë zotuar për t’i dhënë të gjithë mbështetjen elektorale.

    Për Top Channel, Dash Sula është shprehur se kjo deklaratë e Binajt është një tjetër çudi në vendin tonë. Duke e ironizuar, ish-demokrati thotë se Florjan Binaj ‘dëshiron të martohet, por nuk më pëlqen gruaja’.

    Ka një histori të bukur këtej nga Gramshi, ku dy barinj ishin duke ruajtur delet. Në një moment, njërit prej dy barinjve i rrëshket këmba dhe bie në drejtim të greminës. Bariu tjetër, i cili pa që kolegu i tij po binte i thirri: U vrave? Dhe bariu tjetër ia ktheu: Ti po më pyet a u vrave, po unë nuk kam rënë akoma.

    Edhe Partia Demokratike dhe opozita vazhdon të bjerë, ende nuk e ka prekur fundin. Nëse më duhet të bëj një paralelizëm, i pëlqen që të martohet Z. Florian Binaj, pra që qejfi ia ka dhe thotë, unë dua të martohem por nuk më pëlqen bashkëshortja. Ose e thënë me fjalë të tjera, dua të martohem por nuk dua të dal në pazar me gruan, nuk dua të më shohë dynjaja.

    Eshtë krejt e pamundur, që pa votat e subjektit politik, të mund të bësh diçka. Sepse na dalin disa pikëpyetje: Po komisionerët, kush do t’i japë? Se ti si Parti Demokratike nuk ke kandidat, nuk regjistrohesh. Po fondet? Se nuk ke kandidat për zgjedhjet”, tha Sula.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit