14.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Mars, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Edhe Enkelejd Alibeaj si Tik Lapaj, fut dy vajzat dhe mamanë në listë të sigurtë të qarkut të Tiranës

    Zgjedhjet e 11 majit zbuluan një fenonem të pandodhur më parë. Parti të vogla që garojnë me lista të mbyllura të cilat janë të mbushur me emra familjarësh.

    Adriatik Lapaj i koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet’ u bë debat në rrjet pasi futi në listën e mbyllur të qarkut të Beratit babanë, por mësohet se edhe Enkelejd Alibeaj përfaqësuesi i Koalicionit “Djathtas për Zhvillim’ ka kandiduar familjarë të tij në listën e mbyllur të Tiranës.

    Dy vajzat e tij, Gea 25 vjeçe dhe Meg, 19 vjeçe dhe mamaja e tij Valentina janë në listën e mbyllur të qarkut të Tiranës.

    Në një reagim, Alibeaj pranon se është dakordësuar me kandidatët e listës së hapur për të përfshirë familjarët në të sigurtën, duke thënë se ‘ligji i keq të detyron të bësh strategji’. Më tej, ai shton se ata do të dorëhiqen.

    Postimi i Alibeajt

    Ligji i keq të detyron të bësh strategji ! E kam thënë që në 26 korrik 2024 kur pazari Rama-Berisha mbylli listën! Për këtë arsye, familjarët në listën e mbyllur, me garancinë për t’u dorëhequr pasuri.

    Po, është e vërtetë! Pas konsultimit me 37 kandidatët e listës së hapur, vendosëm si koalicion që familjarët ishin në listën e mbyllur.

    Nga ana ime, vendosa Nëna Valin, Gean dhe Megin deri ne rregjistrimin e listave. Por, kaq ishte momenti i lavdisë… dhe i stresit të tyre!

    Nesër, dorëhiqen! Me gëzim madje!

    VO: … unë e di sa u lodha t’i mbush mendjen Megit të futej në listë! Imagjinoj çlirimin e saj nesër!

    Shqiptarja.com publikoi një ditë më parë listën e kandidatëve ku emri i vajzës së madhe të kreut të partisë ‘Djathtas 1912’, Gea Alibeaj është vënë e 5-ta në listë.

    Vajza e dytë, Meg Alibeaj është e 11-ta, ndërsa e renditur e 7-ta është Valentina Hamza Alibeaj, 74 vjeçe, mamaja e kryetarit të partisë. Vetë Alibeaj është renditur në listën e hapur i pari. 

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit