16.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Edhe pas 8 vitesh fejesë, Christina Aguilera dhe partnerin s’duan të martohen dhe jo pa arsye!

    Christina Aguilera dhe Mattheë Rutler nuk kanë “nuk kanë plane” të martohen pas fejesës 8-vjeçare. Arsyeja? Shumë e thjeshtë. Ata nuk kanë nevojë për një dokument për të vërtetuar dashurinë e tyre.

    Një burim i brendshëm thotë se “ata janë të lumtur ashtu siç janë” dhe as nuk po e mendojnë martesën.

    Këngëtarja e “Beautiful”, 41 vjeç, dhe kitaristi, 37 vjeç, u njohën në xhirimet e filmit “Burlesque” të vitit 2010. Drama muzikore u shfaq si premierë ndërsa Aguilera ishte në mes të një divorci nga ish-bashkëshorti Jordan Bratman, me të cilin ajo ka një djalë, Max, tani 14 vjeç.

    Dyshja u fejua në ditën e Shën Valentinit në vitin 2014 dhe ata mirëpritën vajzën e tyre, Summer Rain, në gusht të po atij viti.

    Në 2015-ën, këngëtarja u shpreh:

    “Dashuria jonë është aq e sigurt sa nuk kemi nevojë për një martesë për të vërtetuar angazhimin tonë. Për momentin po kënaqemi me vajzën, familjen dhe punën tonë.”

    Shtatë vite më vonë, kjo pikëpamje mbetet e njëjtë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit