23.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Edhe pse milioner, aktori i njohur ka një punë të thjeshtë verore!

    Ndryshe nga shumica e gjimnazistëve të moshës së tij, ylli 17-vjeçar i Stranger Things, Noah Schnapp, teknikisht nuk ka nevojë për një punë verore për të mbuluar shpenzimet e tij apo për të kursyer për shkollë. Megjithatë, Schnapp ka vendosur të marrë një punë të përkohshme verore si roje shpëtimi, ashtu si çdo adoleshent tjetër i thjeshtë. Pse? Për qejf.

    Aktori që luan në një nga serialet më të suksesshëm të Netflix, thotë se e ka nisur punën “pak a shumë si diçka argëtuese”.

    “Unë jam rritur me një jetë normale, miq normalë dhe gjëra jashtë Stranger Things,” u shpreh ai. “Kështu që kjo më ka mbajtur me këmbë në tokë.”

    Nëse doni prova që Schnapp me të vërtetë po punon këtë verë, në një nga vitet më të suksesshëm për karrierën e tij, si provë mund t’ju shërbejë kjo video.

    Noah është 17 vjeç dhe sipas Bio Overview, ka një pasuri prej 4 milionë dollarësh. Ai është paguar 250 mijë dollarë për episod dhe ka të ardhura vjetore prej 700 mijë dollarësh.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit