12.5 C
Tirana
E enjte, 5 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Edhe unë kam qenë xheloze” Bashkëshortja e Mirit flet për marrëdhënien e tij me Selin: Ajo përfiton nga…

    E ftuar ditën e djeshme në Big Brother Radio, ka qenë bashkëshortja e Mirit, një prej konkurrentëve më të komentuar të edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania. Ajo foli hapur për dinamikat e lojës së bashkëshortit të saj, si edhe për marrëdhënien e shumëpërfolur që ai ka krijuar brenda shtëpisë me konkurrenten Selin.

    Sipas saj, duket qartë që Gimbo ka një pëlqim për Selin, por ky interes nuk është i ndërsjellë në të njëjtën masë.

    “Mua më duket sikur Gimbo ka pëlqim për Selin, por ajo jo aq shumë për të.”

    Ndërsa për raportin mes Mirit dhe Selinit, ajo u shpreh se beson që ata do të vazhdojnë të qëndrojnë bashkë edhe për një kohë, por një ndarje mes tyre është e pashmangshme, gjithashtu ajo tregoi se nuk është xheloze

    “Do vijë një moment kur duhet të ndahen. Më mirë më shpejt se më vonë. Secili duhet të luajë lojën e vet. Janë më të kufizuar kur janë bashkë, ndërsa veç e veç mund të shkojnë të dy deri në finale. 

    Marrëdhënia e Mirit dhe Selin ka qenë ndryshe nga të tjerat. Unë mendoj që edhe Selin përfiton shumë nga Miri, e shikon si një person i rritur nga ku mund të marë këshilla. Nuk jam xheloze. Edhe unë kam qenë xheloze kur kam qenë më e re, por unë dhe Miri kemi më shumë se një dekadë bashkë, ne e njohim me sy mbyllur njëri-tjetrin. Në një martesë duhet të kesh besim. Kam besim te ai se e njoh shumë mirë. Çfarë bën Selin nuk më përket mua, por edhe nëse ajo do donte diçka e di që ai do i thoshte stop.

    Selin e ka kuptuar që te Kutia e Pandorës ka diçka lidhur me të dhe atë do të zbulojë. Nëse nuk do ishte Miri, Selin nuk do kishte arritur aty ku është. Ajo nuk do që të distancohet Miri se ajo ka shumë përfitime nga kjo gjë. Unë mendoj, ashtu si e shoh unë, është një presion i madh për Mirin sepse është i mbyllur aty brenda për aq gjatë. E shoh që është pak i lodhur, por çuditem si e gjen këtë durimin që ka. Nëse do isha unë atje brenda, nuk do kisha reaguar aq qetë sa ai. Nuk kam frikë fare nga ajo marrëdhënie. Kur ti ke një martesë dhe nuk ke besim, por ke xhelozi, kjo do të thotë që në marrëdhënië ka diçka që nuk shkon. Pak xhelozi i jep zjarr raportit, por aq shumë jo. Ata nuk kanë bërë asgjë, nuk puthen, nuk bëjnë asgjë.” u shpreh ajo.

    Bashkëshortja e Mirit tregoi se për të, fituesi i këtij edicioni është pikërisht Miri, ndërsa si konkurrentë të fortë përmendi Kristin, Brikenën dhe Selinin. Ajo nuk i kurseu as fjalët e krenarisë për partnerin e saj, duke theksuar durimin dhe qetësinë me të cilën ai po përballon situatat brenda shtëpisë.

    “Jam shumë krenare për të. Çuditem si i përballon të gjitha dhe ku e gjen durimin. E dua shumë dhe do i thoja të fokusohet vetëm te loja e tij. Ai nuk ka hyrë për pjesëmarrje, por për të fituar”, tha ajo.

    Gjatë intervistës, ajo u shpreh gjithashtu se do të kishte dëshirë të takonte Baby G, të cilën e konsideron një banore të qetë dhe korrekte, që nuk ka hyrë në shtëpi për të sulmuar Mirin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit