19.5 C
Tirana
E shtunë, 11 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Edi Rama bëhet gjysh

    Linda dhe Edi Rama janë bërë gjyshër. Vajza e bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama, Rea Xhillari është bërë nënë për herë të parë.

    Mediat bëjnë me dije se Rea ka sjellë në jetë një djalë, por nuk dihen detaje të tjera, madje as për babanë e të porsalindurit.

    Gjatë 9 viteve të qeverisjes së Ramës, Rea ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes së publikut dhe rrallë është folur për të në media.

    E kështu duket se ka zgjedhur që ta kalojë edhe shtatzëninë e saj, duke mbajtur “sekret” edhe emrin e partnerit të saj.

    Rea është vajza nga martesa e parë e Lindës me Thanas Xhillarin, i cili është pedagog në fakultetin e Shkencave të Natyrës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit