Kryeministri Edi Rama sugjeron zgjedhje të menjëhershme në Kosovë dhe rikthim të serbëve në institucione që të marrin fund tensionet. Rama tha se po të ishte kreu i qeverisë të Kosovës do kërkonte zgjedhje të menjëhershme për kryetarët e 4 komunave me shumicë serbe vetëm që të mos kishte polemika me aleatët.
“Për mua është bërë gjëja e duhur pavarësisht se presidenti i Francës thotë zgjedhje të reja menjëherë dhe kthimi i serbëve në institucioneve dhe të kthehet në qëllim që o këta, o s’ka dhe policia të rrijë atje dhe të përplaset KFOR-i e të kthehet në histori filmi, kjo vetëm e dëmton Kosovën dhe mund të ketë kosto të pallogaritshme jo në koston e izolimit port ë rënies së reputacionit e repsektit që janë ngritur për shumë vite dhe duan vite pastaj të rikuperohen.
Nuk duhen nxjerrë kunja për 4 kryetarë komunash. Serbët të kthehen në institucione e Kosova të bëjë zgjedhje. Po të isha në vend të Albin Kurtit e Vjosa Osmanit do kisha hyrë në zgjedhje menjëherë pa hyrë në asnjë polemikë me miqtë e aleatët. Sovranitet për ne duke humbur aleatët është një teprim i madh. Kosovës nuk i prekin dot një fije floku. I vijnë vërdallë për konsum të brendshëm. Ky konflikt është i një politike të brendshme. Kjo s’ka lidhje me marrëdhënien mes 2 palëve”, tha Rama