14.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Edi Rama duhet të tërhiqet nga “Ballkani i Hapur”

    Në Kosovë ka rinisur të luhet një muzikë e njohur: një hap para i Prishtinës, dy hapa përgjigje nga Beogradi me politikën e  subversionit përmes rrugaçërisë dhe paramilitarëve.

    Prishtina ka nisur të aplikojë reciprocitetin në dokumentacion me Serbinë, por e ka shtyrë pas tensioneve në veri dhe këshillave amerikane.

    Aktualisht flitet për shtim të masave policore edhe NATO ka deklaruar se KFOR është gati të ndërhyjë në përputhje me rezolutën 1244 të OKB-së. Një paradoks cinik ky, pasi ajo rezolutë de facto nuk ka më vlerë.

    Në situatën e krijuar bëjnë përshtypje dy gjëra: deklarimi i kryeministrit Kurti dhe heshtja e Tiranës zyrtare.

    “Ende pa filluar lëshimi ynë i dokumenteve të hyrje-daljeve në vendkalimet kufitare me Serbinë, strukturat ilegale serbe në veri filluan me bllokim rrugësh dhe të shtëna armësh. Atyre ju paraprinë deklaratat, takimet dhe mbledhjet e frikës dhe kërcënimit në Beograd dhe në Rashkë. Aty u planifikuan dhe u nxitën këto veprime agresive që po ndodhin sot. Vuçiq dhe Petkoviq janë përgjegjësit kryesorë për trazira. 

    Organet e rendit dhe të sigurisë së shtetit tonë po mbledhin informacion, po mbikëqyrin gjendjen dhe do të veprojnë, në mbrojtje të ligjit dhe të qytetarëve, të sovranitetit dhe integritetit tonë territorial”.

    Bën përshtypje kjo deklaratë e Kurtit për faktin se u bënë 14 vjet që flitet për struktura të tilla, të cilat nëse do të kishte vërtetë vullnet, do të duhet ta kishin humbur tashmë rolin e tyre politik.

    Është e papranueshme që të merren vendime dhe të mos ketë parapërgatitje për veprimet e njerëzve të identifikuar dhe pas kaq vitesh të vijojë kjo situatë irrituese ku Beogradi e luan stabilitetin e Kosovës me dy barrikada.

    Heshtja e Tiranës bën përshtypje por jo çudi. Situata e tanishme e bën gati të pavlerë të ashtuquajturin Open Balkans. Provohet se nuk ka politikë të suksesshme kur injoron realitetin.

    Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të mos ndikojnë në Shqipëri, kushdoqoftë ai që ka pushtetin në Tiranë, sepse kriza është reale dhe ajo ka të mirën se e detyron Vuçiçin të dalë nga manovrat e diplomacisë shumëpalëshe për t’u marrë me problemin konkret. Dhe këtu nuk e ndihmon dot kush, sado që i qan shpirti t’i lajnë këmbët e t’i pijnë ujin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit