17.5 C
Tirana
E hënë, 16 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Edi Rama e ka seriozisht këtë punën e satelitëve

    Agjencia e Prokurimeve Publike ka shpallur fituesin e tenderit me objekt “realizimi i projektit të monitorimit të territorit me teknologji të avancuar (shërbimi satelitor) me procedurën “dialog konkurrues” e organizuar nga Agjencia e Mbrojtjes Civile, institucion në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

    Bëhet fjalë për satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”, të paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama se do të hidheshin në atmosferë që në muajin mars, por kjo gjë nuk ndodhi.

    Fituese e këtij tenderi ka rezultuar kompania amerikane “Satellogic USA” Inc. Sipas dokumneteve të tenderit, shtetit shqiptar do t’i kushtojnë marrrëveshja rreth 6 milionë dollarë, ose 671 760 000 lekë për tre vite.

    Bëhet me dije se procedura është konfidenciale për shkak se kompania nuk do të bëjë publike informacionin e dhënë,  përfshirë sekretet teknike ose tregtare dhe veçoritë konfidenciale të ofertave dhe kërkesave për pjesëmarrje, praktikë kjo që qeveria shqiptar e ka ndjekur edhe me vaksinat.

    “Në rast se kompania nuk dorëzon sigurimin e kontratës brenda afatit përfundimtar, të përcaktuar në njoftimin e fituesit, atëherë autoriteti kontraktor do të konfiskoj sigurimin e ofertës dhe do të lidhë kontratën me ofertuesin e renditur i dytë në klasifikimin përfundimtar” – thuhet në njoftim.

    “Satellogic USA” Inc. NC 28036, është me adresë në ShBA konkretisht: 210 Delburg Street, Davidson US dhe është e specializuar në satelitët e vëzhgimit të Tokës, e themeluar në vitin 2010 nga Emiliano Kargieman dhe Gerardo Richarte.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit