11.5 C
Tirana
E enjte, 26 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Edi Rama e pranon para ministrave dhe deputetëve të tij: Ndodhemi në një udhëkryq

    Kryeministri dhe njëherësh dhe kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme në Pallatin e Brigadave ministrat dhe deputetët socialistë. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë e cilësoi momentin aktual në të cilën ndodhen si një “udhëkryq” të rëndësishëm për vendin dhe për shumicën qeverisëse.

    Ai theksoi se pas një fitoreje historike në zgjedhje dhe pas hapjes së kapitujve të negociatave për anëtarësimin në BE në kohë rekod, Shqipëria ndodhet përballë sfidave që kërkojnë qartësi, disiplinë dhe përgjegjësi të lartë politike.

    Rama u shpreh i bindur se Shqipëria do ta përballojë me sukses këtë etapë, duke theksuar se busulla qq kanë në duar, mbetet objektivi strategjik: Shqipëria në Bashkimin Europian.

    “Nuk është e lehtë të ngjitesh nga një humnerë dhe të vish në një normalitet gjë që ne e bëmë, por është më e vështirë të ngjitesh më lart sot dhe po të shohësh dinamikën e sfidave në procesin e negociatave kjo bëhet edhe më evidente.

    Sepse çdo hap i ri vjen me një sfidë të re më komplekse se sa ajo e mëparshme dhe për këtë duhet shumë përgatitje dhe shumë forcë. Gjithsesi ajo që është më e rëndësishmja është se në këtë udhëkryq ne kemi në dorë një busull që është e pagabueshme, Shqipëria në BE”, tha Rama.

    Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

    Sot jemi në këtë mbledhje të posaçme të fund muajit ku këtë radhë do të jetë qeveria që do të raportojë përpara grupit dhe duke qenë se temat e posaçme që lidhen me çdo sektor do të trajtohen nga ministrat përkatës unë dëshiroj të ndaj këtu me ju duke përfituar dhe nga prania e publikut dhe veçanërisht zgjedhësve tanë përmes mediave opinionin që kam krijuar lidhur me situatën komplekse ku ndodhemi jo thjesht ne, shumica qeverisëse. Pas një fitoreje historike të zgjedhjeve nga ana jonë, pas çeljes të gjithë kapitujve të negociatave të anëtarësimit në një kohë rekord për historinë e integrimit europian si dhe pas zhvillimeve që lidhen sa me ecurinë dhe fatin e reformës historike në drejtësi aq dhe me rrugën e rritjes së ekonomisë, qëndrueshmërisë politike dhe shtetbërjes politike për Shqipërinë 2030 në BE.

    Unë besoj që duhet të shohim së bashku se jemi në një udhëkryq të ri. Ndërkohë që ekonomia vazhdon të ecë me ritmet e parashikuara duke afirmuar një rritje të qëndrueshme e cila nga kohëzgjatja e saj është e pakrahasueshme me asnjë periudhë të mëparshme, ndërkohë që Shqipëria vazhdon të shkëlqejë si asnjë herë më parë, ndërkohë që projektet në zhvillim, hartim e sipër apo në plan për t’u hartuar dhe zhvilluar në këtë mandat janë më të shumta dhe domethënëse nga impakti se kurrë më parë, udhëkryqi ku ne ndodhemi sot paraqet sipas meje disa rreziqe të cilat kërkojnë një kuptim të drejtë, një adresim të vendosur dhe një disiplinë të fortë nga ana jonë, kur them nga ana jonë e kam fjalën ne këtu, ministra, deputetë, sepse përndryshe Shqipëria rrezikon të bëjë vend numëro duke humbur kohën më të çmuar dhe mundësitë më të mëdha që ka pasur ndonjëherë për t’u ngjitur më në fund aty ku prej dekadash dhe shekujsh e kërkon amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit dhe patjetër ku e meritojnë fëmijët tanë dhe gjeneratat e tjera.

    Çdo vend numëro për Shqipërinë sot është rënie e trendit të rritjes ekonomike. Rreziku që ne të bëhemi irelevantë është real dhe kur them ne e kam fjalën për vendin tonë. Ndërkohë që jemi më relevantë se asnjëherë dhe mund të bëhemi më relevantë. Pse i them këto?

    Le ta nisim së pari nga vetja sepse e vërteta është që ky nuk është një udhëkryq dilemash strategjike apo raportesh të ndryshuara të forcave por është një udhëkryq mjegullash botëkuptimore dhe erërash artificiale që rrezikojnë të na mpijnë, çorodisin dhe të na ngatërrojnë me këmbët tona, gjë që ka ndodhur më parë dhe u ka ndodhur më parë, jo vetëm këtu por dhe në të tjera vende, partive të mëdha.

    Kur kanë ngatërruar sensin e madhësisë dhe forcës së tyre me thellësinë e sfidave dhe peshën e përgjegjësisë. Sot po sprovohet faktikisht aftësia jonë udhëheqëse, pjekuria politike dhe shoqërore e para e familjes sonë politike dhe e krejt vendit, pikërisht kur duhet të ngjitemi ende më lart dhe kur tanimë diferencën midis pikës ku jemi dhe ku duam të arrijmë e bën çdo detaj dhe e bën çdo ditë nga mënyra se si ne e shfrytëzojmë ditën. Nuk është e lehtë të ngjitesh nga një humnerë dhe të vish në një normalitet gjë që ne e bëmë, por është më e vështirë të ngjitesh më lart sot dhe po të shohësh dinamikën e sfidave në procesin e negociatave kjo bëhet edhe më evidente.

    Sepse çdo hap i ri vjen me një sfidë të re më komplekse se sa ajo e mëparshme dhe për këtë duhet shumë përgatitje dhe shumë forcë. Gjithsesi ajo që është më e rëndësishmja është se në këtë udhëkryq ne kemi në dorë një busull që është e pagabueshme, Shqipëria në BE. Sot, ne jemi më afër anëtarësimit dhe këtë e them faktikisht.

    Aktualisht tani që flasim ne kemi arritur hyrjen në kapitullin e ri të procesit që është vlerësimi dhe pastaj marrja e dritës jeshile të cilat janë sipas drejtuesve tanë në këtë proces një test i vështirësisë shumë të lartë dhe kërkon një përgatitje shumë të lartë. Për planin tonë ky test duhet të kalohet në disa muaj dhe kjo do forcë dhe forcë në këtë rast do të thotë përqendrim i të gjitha forcave në një drejtim. Unë jam i bindur plotësisht që ne do e kalojmë dhe këtë test dhe pavarësisht shkopinjve në rrota dhe tymit të bombave artizanale, dhe këtë nuk e kam për ato që plasin rrugëve të dëshpërimit të pangushëllueshëm opozitar por e kam për të gjitha ato bomba artizanale që plasin përditë e përditë duke hedhur përpjetë kapakët e tenxhereve mediatike.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit