26.5 C
Tirana
E shtunë, 12 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Edi Rama ia kalon të gjithë VIP-ave në Instagram, mbi 4 mijë ndjekës në vetëm një javë!

    Kryeministri Edi Rama ka shënuar rritjen më të madhe të ndjekësve në Instagram këtë javë, duke shtuar plot 4 mijë ndjekës. Nga 633 mijë që kishte, tashmë llogaria e tij numëron 637 mijë ndjekës, duke treguar një interes të vazhdueshëm nga publiku.

    Në vend të dytë renditet Egli Tako, e cila ka fituar 2 mijë ndjekës gjatë javës. Nga 369K, tani ajo numëron 371 mijë ndjekës në “Instagram”.

    E njëjta rritje prej 2 mijë ndjekësish është shënuar edhe për Françeska Muratin, e cila nga 149 mijë ka shkuar në 151 mijë ndjekës.

    Në listë ndodhet edhe Rizarta Hoxha, e cila këtë javë ka fituar 1 mijë ndjekës më shumë. Nga 134 mijë, ajo tani numëron 135 mijë ndjekës.

    Në fund të listës këtë javë qëndron Gjesti, i cili është i vetmi që ka humbur ndjekës. Nga 609 mijë që kishte, ai tani ka zbritur në 607 mijë, duke humbur kështu 2 mijë ndjekës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit