Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave lidhur me deklaratën e tij në Peshkopi, ku tha se gjysma e burrave janë çyrykë.
“Doja të ndaja me ju një shqetësim, sepse sot kam patur disa ankesa dhe mesazhe nga ca burra, shokë partie, të cilët i kanë shqetësuar pse unë lavdëroj gratë dhe sipas tyre iu bie burrave.
Edhe dikush që më shkruante; ça ke mo burrë i dheut, ti gratë lavdëroj sa të duash, por duke ui rënë burrave, na ikin.
Mendoj se ata burra që na ikin se nuk e kuptojnë pse gratë duhen lëvduar më shumë, nuk na duhen.
Unë nuk shaj burrat. Absolutisht jo, kurrë. Nuk shaj burrat. Mendoj kështu. Është fakt që PS na rang vendi e mbështesin 56% e grave dhe vajzave. Ka qarqe që kjo mbështetje shkon deri në 65%. Por kjo do të thotë se kur vjen puna te burrat, diferenca është shumë më e vogël.
Them se ata burra, që njësoj si shumica dërrmuese e grave, mbështesin PS, janë jo vetëm të zotë, por edhe të hapur dhe mendje hapur dhe të mençur politikisht.
Ndërsa ata burra që rrinë edhe pllaquriten në kënetë, mund të jenë shumë të zotë në punën e tyre, por për mua janë çyrykë. Politikisht çyrykë. Nuk i duhen askujt. Dhe nëse mërzitën më vjen keq, unë nuk mërzitem. Besoj që kjo që PS ka bërë për Shqipërinë në këto vite, na bën shumë krenar”, tha ai.