20.5 C
Tirana
E diel, 8 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Edi Rama kapet me Leonardo di Caprion: Na sulmoi për Vjosën, por tani hesht

    Kryeministri Edi Rama ka sulmuar këtë të hënë aktorin Leonardo Di Caprio në lidhje me qasjen e tij ndaj mbrojtjes së lumit Vjosë.

    Gjatë fjalës së mbajtur në prezantimin me vendimin e qeverisë për ta shpallur Vjosën Park kombëtar, Rama deklaroi se aktori amerikan u bë i gjallë vetëm për të goditur qeverinë, ndërkohë që nuk reagon tani që qeveria merr një vendim në përputhje me kauzën e tij.

    “Të gjitha procedurat e shpalljes së Vjosës Park Kombëtar të jetë me standardet më të larta evropiane. Kur flasim për Park Kombëtar nënkuptojmë ndalimin kategorik të çdo biznesi apo veprimtarie ekonomike që mund të dëmtojë shtratin e lumit.

    Duke e shpallur Vjosën park kombëtar impakti ekonomik do të jetë më i lartë se sa impakti ekonomik i veprimtarive në dëm të Vjosës. Do të ketë një rritje të numrit të turistëve në këtë Park Kombëtar, kjo do të ndihmojë banorët e zonës në zhvillimin ekonomik.

    Vjosa ka mbi 1100 specie dhe ndër to janë 13 specie kafshësh dhe dy bimësh që janë specie në zhdukje në rang planeti. Ka të paktën 50 specia kafshësh dhe bimësh që janë në listën e kuqe të Shqipërisë.

    Më kanë shënuar diçka këtu për Leonardo Di Caprion pasi u bë i gjallë për të goditur qeverinë, por nuk u bë i gjallë për ta mbrojtur qeverinë. Tani që qeveria po bën atë që atij i kishin thënë që nuk kishim ndërmend ta bënim, por që ndërkohë po e bëjmë.

    E ka shok të mirë ministrja e Turizmit, prandaj nuk po i bie më shumë. Mbase këto goditje do t’i shkojnë në vesh, pasi mund ta kishim lajmëruar dhe nuk do t’i vente në vesh fare. Mbase duke e sharë pak do t’ia kapi veshi”, tha Rama.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit