Kryeministri Edi Rama është shprehur se ka bashkëpunuar në mënyrë të shkëlqyer me Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon përsa i përket punës së përbashkët dhe se nuk është përgjegjësia e tij për veprimet që bëjnë ata.
“Të jemi të qartë në një gjë: Unë me Lefter Kokën kam bashkëpunuar në mënyrë të shkëlqyer, bashkë me Alqi Bllakon përsa i përket punës së përbashkët.
Alqi Bllako nuk ka asnjë të sharë për sa i përket punës. Këto janë rezultate të një hetimi të thelluar.
Këtë cështje do ta hetoje SPAK.
Nuk është përgjegjësia ime nëse një ministër lajthit e bën ato gjëra.
Kush do të fusë duart në xhepat e të tjerëve të vazhdojë”, tha ai.