8.5 C
Tirana
E diel, 28 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Edi Rama më në fund zbuloi pas 10 vitesh kryeministër, se Kadastra është çerdhe korrupsioni (më e madhja në vend)

    Pas përfundimit të zgjedhjeve vendore, në daljet dhe takimet e tij publike, kryeministri Edi Rama ka sulmuar ashpër Kadastrën, duke e cilësuar një çerdhe korrupsioni dhe qokash.

    Për këtë arsye, është marrë vendimi që Kadastra të mbyllet fizikisht dhe çdo veprim të kryhet online.

    “Kadastra është penguar në mënyrë të vazhdueshme nga ju, deputetët, ministra, kryetarë bashkisë. Për të vazhduar më tutje me të gjithë ata që kanë sado pak pushtet, që i kanë dhënë vetes të drejtën të interferojnë me kadastrën për të gjitha llojet e nevojave, që nga influenca për emërimet e drejtuesve të kadastrës, influencë deri në imponim, tek influenca për punonjës në Kadastër deri në imponim, tek influenca për mbështetje për njërin apo tjetrin deri në imponim, duke e penguar kadastrën që të bëhet ajo që duhet të jetë. Banka e sigurt e pronës së patundshme të pronës së shqiptarëve”, tha Rama këtë të premte.

    Dhe është e vërtetë, pasi për vite me radhë, hipoteka dhe legalizimet kanë qenë çerdhja më e madhe e korrupsionit në vend.

    Një korrupsion që bëhej me lejen e shtetit dhe të gjithë mbyllnin sytë para rrjepjes së qytetarëve, që duhej të paguanin për të marrë lejen e legalizimit apo hipotekën e pronës së tyre.

    U desh 10 vite në pushtet, që Rama të mësonte se çfarë bëhej aty, se më përpara, me sa dukej nuk dinte gjë.

    Por të paktën, siç thotë ajo shprehja, më mirë vonë se kurrë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit