11.5 C
Tirana
E enjte, 26 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Edi Rama ndryshon Qeverinë

    Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka vendosur të bëjë ndryshime në kabinetin qeveritar.

    Në postin e zv.kryeminsitres është emëruar Albana Koçiu, e cila zëvendëson në këtë pozicion Belinda Ballukun.

    Ferit Hoxha, ish- ambasadori i Shqipërisë në OKB, është emëruar ministër i Punëve të Jashtme.

    Besfort Lamallari largohet si ministër Drejtësisë dhe merr postin e minsitrit të Brendshëm, ndërsa Toni Gogu emërohet në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

    Erjona Ismaili është emëruar ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.

    Ndërkohë që si ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës, post i mbajtur deri më tani nga Belinda Balluku, emërohet Enea Karakaçi.

    Edhe Ministria e Mbrojtjes ka pësuar ndryshim.

    Pirro Vengu është larguar nga detyra e ministrit.

    Në vend të tij është emëruar Ermal Nufi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit