Vizita e kryeministrit shqiptar në Ukrainën e luftës përveçse një vizitë kortezie u debatua shumë në Tiranë edhe për anëtarët e delegacionit shqiptar.
Kishte aq shumë pjesëtarë ky delegacion sa dukej si delegacion qokash sa nuk mungonte edhe Dorian Duçka, djali i hallës së Ilir Metës të cilin kur Rama ishte në koalicion me Metën e bëri zëvendës ministër energjitike dhe kur u prish me Metën ia shkarkoi kushëririn.
Tani Duçka është emëruar këshilltar i Ramës çka tregon se janë ngrohur përsëri marrëdhëniet Meta-Rama.
Mes gjithë kësaj meseleje më dhimbset vetëm halla e Ilir Metës, djali i së cilës emërohet e shkarkohet sa herë prishen ata të dy.