12.5 C
Tirana
E enjte, 13 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Edi Rama nuk e fsheh modestinë në Itali: Kur isha ministër gaboja, por tani jam veteran! Shpresojmë që në 2028, Meloni të na hapë portën e BE-së

    Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria pret që në vitin 2028, të nisë negociatat politike me Bashkimin Europian. Sipas tij, në atë vit homologia Giorgia Meloni do të jetë Presidente e Këshillit Europian dhe do të ndihmojë shumë Shqipërinë.

    Duke mes e fshehur modestinë, Edi Rama kujtoi kohën kur ishte ministër i Kulturës, më shumë se dy dekada më parë, ndërsa theksoi se tani është veteran në politikë dhe nuk gabon.

    “Do të ishte me të vërtetë qershia mbi tortë që në vitin 2028, vit kur Italia do të marrë kryesinë e Këshillit Europian dhe Giorgia do mbajë rolin e dyfishtë, atë të kryeministres dhe presidentit të KE, koha do të kalojë dhe do ta shihni që unë kam gjithmonë të drejtë.

    Gaboja kur isha më i ri si ministër i Kulturës, por tani që jam një veteran. Besoj se nuk gaboj. Kështu, pasi të kemi përfunduar negociatat teknike, në fund të 2028 do të nisim punën për negociatat politike dhe kur ajo të nisë, përgjegjësia do të jetë e Giorgias, ne do të hapim atë derë që për ne qëndron e mbyllur prej qindra vitesh”, u shpreh kryeministri shqiptar.

    Edi Rama vlerësoi lart qeverinë italiane dhe kujdesin personal të kryeministres Giorgia Meloni për ndihmën ndaj Shqipërisë, por veçanërisht për organizimin e këtij takimi të parë dhe historik mes dy qeverive shqiptare dhe italiane.

    Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama në Itali:

    Në të gjitha vitet që unë kam pasur privilegjin për të drejtuar qeverinë e Shqipërisë, dhe nuk janë pak këto vite, nuk kam pasur kurrë asnjë dyshim për qëllimet e mira, dashurinë e të gjitha qeverive të Italisë për të bërë për Shqipërinë. Por me këtë qeveri, është dashuria, dëshira për të bërë dhe  të bërit. Jemi vërtet shumë mirënjohës.

    Jo vetëm motra e madhe e Italisë është motra ime, për zgjedhjen time, jo të sajën, por dhe ministrat e saj ishin me ne shumë të gatshëm dhe vazhdojnë të jenë shumë të gatshëm për të na ndihmuar.

    Shpresoj që të mos merret për keq kur them se falë angazhimit vëllazëror të ministrit të Mbrojtjes të Italisë, sot ne jemi në gjendje të projektojmë në disa drejtime, konkretisht për të fuqizuar aftësitë tona të mbrojtjes dhe aftësitë mbrojtëse të përbashkëta.

    Falë kësaj qeverie dhe falë kujdesit të veçantë e personal të kryeministres italiane, të gjithë shqiptarët që kanë punuar në Itali, sot kanë më në fund të drejtën për pension. Një kërkesë e bërë shumë vite më parë, mbi 10 vite, si angazhim i marrë nga të gjitha qeveritë e mëparshme, por është fakt që u bë falë Giorgia Melonit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit