-1.5 C
Tirana
E hënë, 12 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Edi Rama “shpërthen” ndaj analistëve: T’i fusim në Akademinë e Barinjve edhe këta zvarranikët e ekraneve

    Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sot analistët që kanë tallur ngritjen e “Akademisë së Barinjve” që pati paralajmëruar ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca.

    Rama tha se mezi pret që Krfica të ngrejë “Akademinë e Barinjve” që të fusin aty analistët e të mësojnë se nuk barinjtë nuk janë për tu përqeshur.

    “Mezi po pres ta bëjë kjo atë akademinë e barinjve, të ftojmë analistë, çobenj pa dhëmbë e tru, të vijnë në akademi.

    T’ia lëmë në dorë Dautit e këtij mikut te stani e të kuptojnë që çobenjtë s’janë për t’u marrë në gojë e për t’u përqeshur, se jetojnë në lartësi të mëdha jo si zvarranikët e klubeve të ekraneve të natës në Tiranë”, tha Rama.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit