19.5 C
Tirana
E diel, 9 Mars, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Edi Rama si agjent real estate: Në Europë s’blen dot shtëpi, ndërsa në Shqipëri të gjithë kanë nga një shtëpi

    Kryeministri Edi Rama teksa komentoi largimin e shqiptarëve jashtë vendit u shpreh se emigracioni nuk është më si më parë, duke theksuar se s’mund të kursesh kapital, pasi nuk po u del atyre që janë atje.

    Kreu i qeverisë u shpreh se stresi i qeverive, sipas tij, në Europën e bashkuar lidhet me faktin që shtëpitë janë bërë të pakapshme.

    Por theksoi se shqiptarët janë me fat pasi Shqipëria është vendi i parë në Evropë për pronësi shtëpish.

    “94% të shtëpive në Shqipëri janë pronë e njerëzve, ndërkohë që jashtë është bërë e pamundur, kriza e strehimit është bërë e theksuar”, deklaroi kreu i qeverisë.

    Ata që kanë ikur gjatë periudhës së mëparshme edhe mund të vendosnin kapitalin, sot unë sfidoj këdo të ikësh sot është të mos…mund të ikësh, të gjithë kanë të drejtën të ikin, të vijnë, por të ikësh sot duke u nisur thjesht nga pamja e parë e pagave dhe historitë që ke dëgjuar nuk di se çfarë të pret atje.

    Nuk është më koha që mund të kursehet përtej atyre që konsumohen dhe që mund të akumulosh kapitale si ato që kanë akumuluar ata që ikën në vitet ‘90, apo dhe deri kur filloi kriza, sepse nuk po u del atyre që janë atje.

    Gjithë stresi që kanë sot qeveritë sot në europën e bashkuar lidhet me faktin që shtëpitë janë bërë të pakapshme dhe ndërkohë ne kemi një fat shumë të madh sepse jemi vend ii parë në Evropë për pronësi shtëpish. 94% të shtëpive në Shqipëri janë pronë e njerëzve, ndërkohë që jashtë është bërë e pamundur, kriza e strehimit është bërë e theksuar.

    Puna e mirëpaguar është bërë problem tjetër i madh. Patjetër që e them gjithmonë, sepse e kam bërë vetë, një njeri ka të drejtën të ëndërrojë fort dhe të kërkojë që ta realizojë kudo qoftë ajo, edhe mbrapa diellit. Por duhet pasur parasysh që nuk ka më emigracion si më parë”, tha Rama.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit