24.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Edi Rama, si qoftëlargu Enver Hoxha

    Qëndrimi në pushtet për një kohë të gjatë dhe fakti që nuk ndihet i sfiduar nga askush ka bërë që Edi Rama të shfaqë hera-herës edhe atribute ose sjellje të ngjashme me ato të një lideri shpirtëror apo Pape.

    Sot në Lezhë teksa inspektoi punimet për një lagje që është rindërtuar nga tërmeti, Rama iu zgjati dorën disa banorëve të komunitetit rom dhe sic shihet një grua ia ka puthur.

    Ky gjest kryeministrit duket si i ka pëlqyer apo i ka përkëdhelur sedrën sepse nuk ka bërë asnjë shenjë kundërshtimi apo s’ka thënë asnjë fjalë.

    Njëjtë si Papa, priftërinjtë apo hoxhallarët edhe Edi Rama ka kaluar tashmë në një stad deliri e madhështie për veten sa i lejon njerëzit trushpëlarë e të varfër që t’i puthin duart, duke na kujtuar qoftëlargun Enver Hoxha.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit