20.5 C
Tirana
E premte, 9 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Edi Rama: Unë kam sjellë risi nëpër fushata, këta më thonë timoni, tepsia, tallava…

    Edi Rama iu përgjigj akuzave se po bën fushatë me tallava.

    “Thonë Rama bën fushatë njëherë timoni, njëherë tepsia, hajde t’i marrim me radhë dhe t’i shohim si ka rezultuar. Kur unë ju thosha më jepni timonin, se ndryshe nuk bëhet reforma në drejtësi! Kush e bëri? Nëse nuk do të ishim forca e vetme në qeveri me këtë vendosmëri, nuk do të bëhej.

    Këta nuk dinë se çfarë është tallavaja njëherë. Këta janë përbuzës të kulturës shqiptare. Dhe nëse ne bëjmë një takim të madh me njerëzit tanë, kush na ndalon në që aty të përdorim këngë që janë nga thesari i kulturës sonë. Që kur unë merrem me fushatë, merreni analizojeni se si kanë ndryshuar edhe të tjerët. Kush i solli për herë të parë karriget në takim, që të ulen qytetarët. Do ta shikoni edhe kur të tjerët të merren me këngë dhe me valle.

    Nuk është e vërtetë që kjo është fushatë pa tema, pa çështja, kjo është mundësia historike që kemi, fati ynë që janë përputhur yjet e Shqipërisë dhe BE-së”, tha ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit