Edi Rama ka reaguar pas rizgjedhjes së Donald Trump, si president i SHBA.
“Urime për Donald Trump në këtë fitore të jashtëzakonshme
Ishte një nder i vërtetë të punoja përkrah Presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen mes dy vendeve tona.
Mezi pres privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm”, shkruan Rama, i cili u bë i famshëm në mediat botërore gjatë fushatës së 2016 për zgjedhjet presidenciale amerikane, kur sulmonte Donald Trump, duke e konsideruar si “rrezik për botën”.