E ftuar në emisionin “Log” në News24, aktivistja Edlira Çepani i është përgjigjur pyetjes së moderatorit Endri Xhafo, se përse nuk është më pjesë e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapaj.
Çepani tha se nuk ka qenë asnjëherë pjesë e një partie politike.
Endri Xhafo: Erla Mhilli në emisionin e saj pyeti Adriatik Lapaj se kishte shokët me vete dikur, Florian Binaj dhe Edlira Çepani, ku janë?
Edlira Çepani: Unë nuk kam qenë asnjëherë pjesë e një partie politike. Unë kam ngritur një lëvizje që ishte për 4 shtylla…
Endri Xhafo: Dhe kur ajo lëvizje u shndërrua në parti nuk i donte më gratë…
Edlira Çepani: Si shumë të tjera…