Nxehtësia “e pakëndshme” e shkaktuar nga ndryshimet e klimës dhe i nxehti ekstrem mund të sjellë nevojën që njerëzit të punojnë më herët gjatë ditës. Ekspertët e universitetit të Oksfordit u shprehën se Britania e Madhe është një nga vendet që duhet të përshtatet më së shumti me temperaturat e larta dhe kjo do të sjellë disa ndryshime edhe në orarin e punës.
Dita e punës për britanikët mund të nisë në 6:00 të mëngjesit dhe të përfundojë në 14:00.
Një tjetër ndryshim lidhet edhe me mënyrën e veshjes në punë, ku mund të heqin dorë nga kostumi dhe të vishen më lirshëm, sidomos në periudhat e nxehta.
Shkencëtarët mendojnë se ndryshimet në orët tona të punës do të ishin veçanërisht të dobishme për njerëzit që të mposhtin nxehtësinë nëse punojnë në orët më të freskëta të ditës.