5.5 C
Tirana
E martë, 16 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Efi adhuron të drejtojë programin që edhe Kiara përflitet si pretendente

    Efi Dhedhes, ende nuk ka sjellë një projekt të ri televiziv, por aludimet janë të shumta. Në ‘ask me’, ndër pyetjet e shumta që iu bë asaj, kishte të bënte edhe me moderimin e programit “Përputhen”.

    Që pas largimit të Bora Zemanit nga drejtimi “Përputhen” janë shumë emra që përfliten për moderimin e tij dhe mes tyre është Kiara. Pak kohë më parë, në media qarkulloi që do jetë Kiara ajo që do e moderojë këtë program, Efi nga ana tjetër ka shprehur hapur dëshirën për të qenë pjesë e këtij programi si drejtuese e tij.

    E pyetur nga fansat nëse do dëshironte të moderonte “Përputhen”, Efi është përgjigjur: “E adhuroj. Adhuroj t’i dëgjoj njerëzit dhe t’i ndihmoj”.

    Kujtojmë që Olsa Muhameti, autore e programit ka shprehur gjithmonë pëlqimin e saj ndaj Efit, duke qenë një mbështetëse e madhe gjatë kohës kur ajo ishte në Big Brother Vip.

    Do na duhet të presim sezonin e ri për të zbuluar se kush do moderojë emisionin!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit