Efi Dhedhes është shumë aktive në Instagram ku shpesh realizon biseda virtuale me ndjekësit e saj duke u shuar kuriozitetin lidhur me jetën e saj.
Edhe këtë të diel ajo ka realizuar një seri me pyetje-përgjigje duke sqaruar disa pikëpyetje e duke ngritur të tjera.
Më poshtë po ju sjellim më pikantet:
-Ke ndonjë projekt në televizion?
“As këtë nuk e di. Ndoshta nuk jam për këtë punë. Ose ndoshta nuk bëj çdo gjë për këtë punë.”
-Je akoma e lidhur? E di që nuk do e nxjerrësh këtë pyetje kot po e bëj.
“Ja po ta nxjerr, kaq.”
– 3 gjërat më të rëndësishme për ty në jetë?
“Shëndeti, familja dhe dashuria”.
-Kur do martohesh?
“Kur të jetë e shkruajtur, kur të vijë momenti”.
-Sa fëmijë ke dëshirë të kesh?
“Do doja të kisha dy bebusha që t’i mbaja sa më mirë. T’i rrisja si mbret dhe mbretëreshë, nuk ka rëndësi gjinia”.