Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Efi Dhedhes ka reaguar për situatën e Egli Takos përmes një mesazhi, duke bërë thirrje për më shumë empati dhe dashuri.
Ajo e nisi mesazhin e saj duke theksuar se është e vetëdijshme për faktin që duke qenë personazh publik, komentet dhe opinionet janë të pashmangshme, por apeloi që mënyra e shprehjes së tyre të jetë më e kujdesshme.
“Ajo vajzë u bë e keqja e vetes së saj, jo e juaja apo e dikujt tjetër,” – shkroi Efi, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes dhe jo të gjykimit, sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin.
Në vijim të mesazhit të saj, Efi bëri thirrje për më shumë ndërgjegjësim dhe empati, duke theksuar se personi i parë për të cilin duhet të kujdesemi është vetja jonë.
Mesazhi i saj i plotë:
Doja të thoja disa fjalë në lidhje me Eglin. Jam e vetëdijshme që në momentin kur vendos të bëhesh personazh publik do marrësh komente dhe opinione. Por mos u shprehni në këtë mënyrë. Ajo vajzë u bë e keqja e vetes së saj, jo e juaja apo e dikujt tjetër.
Dhe kur bëhet fjalë për shëndetin, mendon apo në çdo lloj aspekti të shëndetit duhet të bëhemi bashkë dhe t’i japim Dashuri! Dhamë mendimet tona gjatë lojës, në këtë moment i vihet pika!
Në këtë moment duhet të bëhemi empatikë dhe të ndërgjegjësohemi, që njeriu i parë që duhet të kujdesemi dhe t’i japim dashuri është vetja jonë. Duhet të gjejmë veten në situata të tilla dhe të kuptojmë, pse jo të përcjellim edhe një mesazh. Jam e lumtur që ajo vajzë doli nga aty dhe uroj me gjithë zemër të kujdeset dhe t’i japë sa më shumë dashuri vetes.