Efi Dhedhes ishte pjesë e emisionit “E Diell”, ku nuk i ka kursyer deklaratat e forta. Ajo foli për marrëdhënien me Luiz Ejllin, me të cilin ka pasur një marrëdhënie miqësore brenda “BBVA 2”, por më pas, falë dinamikave të lojës, ata e prishën miqësinë.
Moderatorja Argjira Spanca e pyeti për personin të cilit nuk do i flasë kurrë dhe Efi, pa hezitim përmendi emrin e Luizit.
Arsyeja? Është e thjeshtë! Nuk do! Ajo tregoi se e kishte uruar Kiarën për lindjen e vajzës, sepse “nuk e lënë fansat të mos e bëjë publikisht” urimin.
Efi foli edhe për “BBVA 3” dhe tregoi se cilët persona do të kishte miq dhe cilën ‘armike’.
Do kishte miq – Romeo dhe Heidin
Do ishte ‘armike’ – Me Eglën. Do i pëlqente të bënte lojë me të.



