20.5 C
Tirana
E martë, 22 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Efi reagon për situatën e lojës mes Luizit dhe Kiarës, ja çfarë thot ajo!

    Gjatë puntatës së mbrëmshme për Big Brother Vip, për situatën që u diskutua mes Kiarës dhe Luizit në lidhje me lojën që produksioni i kishte përcaktuar, ka reaguar edhe Efi, ish banorja e shtëpisë më të famshme.

    Ajo është shprehur se ishte një situatë shumë normale, ishte një lojë ku secili prej tyre përpiqej për të fituar.

    “Jam bërë gati për ‘Prime’ por nuk e arrita dot në momentin e duhur, pasi moment i duhur për mua është çështja që u diskutua mes Luizit dhe Kiarës. Nuk e di pse Luizi akuzohet gjithmonë për dhunë psikologjike apo për trajtim jo të mirë.

    Situata mes tyre ishte e tillë, jemi në një lojë, në atë situatë ishin fiks në një lojë ku ishin të ndara grupi i gocave dhe i çunave. Nëse e krahasojmë me një ndeshje futbolli, nuk e kuptoj për çfarë arsye Luizi duhet ta lerë Kiarën të bëjë ‘gol’. Ajo donte të fitonte dhe ai donte të fitonte”, u shpreh Efi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit