Egla Ceno ka dërguar një mesazh në “Big Love”. Mesazhi i saj i kushtohej Laert Vasilit, me të cilin duket se ka një miqësi.
Fituesja e edicionit të tretë të reality show-t i shkruan:
“Laert si quhen ata të cilëve u dhuron një pemë, por e duan me gjithë fruta? Mos harro që një armik i ndershëm është më mirë se një mik fals, thotë poeti. Përshëndes gjithë banorët”.
Laerti e falenderoi miken e tij, ndërkohë të gjithë banorët e tjerë e duartrokitën atë.