9.5 C
Tirana
E enjte, 12 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Egla Ceno dhe Luizi jetojnë në të njëjtin pallat, aktorja: U shkëmbyem në ashensor, e pashë me biberon në gojë

    Egla Ceno e ftuar në “Top Arena”, gjatë një interviste me Erjola Doçin ka treguar se jeton në një pallat me Luiz Ejllin dhe këtë e ka zbuluar vetëm disa ditë më parë, kur u shkëmbyen në ashensor.

    Erjola Doçi: Kam dëgjuar që jeton, në një pallat, në një lagje me Luiz Ejllin.

    Egla Ceno: E kisha dëgjuar dhe unë. Para dy-tre ditësh u shkëmbeva në ashensor, unë po hipja ai po ngjitej me një biberon në gojë. I thashë po ti këtu? Më tha kam shtëpinë këtu.

    Erjola Doçi: Nuk të la biberoni dhe në Big dhe jashtë Bigu-t, të ndjek Egla.

    Egla Ceno: Po sepse ai është bërë baba.

    Erjola Doçi: E ke vizituar?

    Egla Ceno: Jo unë e mora vesh aty, kur u shkëmbyem. Më kishin thënë ata të lagjes që kemi Luizin, por e kam parë vërtet para dy ditësh në ashensor dhe i kam thënë mirëserdhe në lagje. Unë e kam thënë edhe gjatë Big-ut që kem i një lagje të mrekullueshme, një komunitet që bëhemi bashkë, kujdesemi për njëri-tjetrin etj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit