11.5 C
Tirana
E shtunë, 7 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Egla fituese”, Ledjona sqaron deklaratën: Përgjigja ishte logjike, por unë do të doja fitues këta dy banorë

    Ledjona ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratën e saj të bërë pas daljes nga shtëpia, se sheh si fituese të BBV3 Eglën.

    Deklarata që iu transmetua edhe banorëve brenda shtëpisë, dhe shkaktoi reagime nga më të ndryshmet, po ashtu edhe jashtë.

    Por përmes një postimi në rrjetet sociale, Ledjona thotë se Eglën e sheh si fituese për shkak të lojës, pra përgjigja e saj ka qenë e ftohtë dhe logjike.

    Ndërsa ajo vetë do të dëshironte fitues Julin dhe Erjolën.

    “Një deklaratë e imja menjëherë pas daljes nga shtëpia e BBV, ku jap një mendim të ftohtë për Eglën si fituese të mundshme të këtij edicioni të tretë, është interpretuar në forma nga më të ndryshmet.

    Në lidhje me këtë argument do doja të sqaroj opinionin se përgjigja ishte logjike në raport me lojën e fortë herë-herë agresive që Egla po bën aty brenda.

    Nëse do të flasim për ndjesi, unë mbështes shumë fort dhe do të doja të dilnin dy fitues, dy personat që kam shumë për zemër në atë shtëpi, Erjolën dhe Julin”, shkruan Ledjona.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit