12.5 C
Tirana
E premte, 18 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Egli dhe Gjesti mendojnë se Laerti ka gënjyer për rrëfimin e tij mbi abuzimin o.O

    Laert Vasili, gjatë prime-s të së shtunës (5 prill 2025), rrëfeu një ngjarje tejet tronditëse në jetën e tij, duke treguar se është abuzuar në fëmijëri.

    “Në moshën 9-vjeçare ndodh diçka që nuk do e harroj për gjithë jetën time. Një komshi që abuzon me një fëmijë nëntë vjeç. Dhe kjo për 42 vite ka qenë brenda meje. Nuk tregoja se kërcënohesha se do të dhunohesha shumë keq nëse e tregoja këtë gjë. Problemi ishte që ai mbante çelësin e shtëpisë. Ishte një njeri i besuar. Thjesht e kisha mbyllur te ai sirtari i errët që nuk doja ta hapja. E shihja çdo ditë atë njeri.”, u shpreh banori i prekur.

    Rrëfimi i tij ngjalli shumë reagime dhe njerëzit u shprehën mbështetës ndaj një ngjarjeje të tillë kaq shokuese, duke e përgëzuar aktorin për guximin, megjithatë, Egli dhe Gjesti, gjatë bisedës së tyre, u shprehën skeptikë ndaj linjës së jetës së Laertit.

    Gjatë një bashkëbisedimi, Egli u shpreh:

    “Kjo historia e Laertit…në një sekuencë që kishte treguar për një abuzim…m’u duk shpikje…nuk iu dha peshë si gjë se u kuptua që ka gënjyer sa ka mundur”.

    “Ka rrejt (gënjyer)”, e mbështeti Gjesti mendimin e saj.

    Më tej, Egli u shpreh:

    “(Të them unë aty) te linja që kur kam qenë 5 vjeçe më ka përdhunuar filani dhe e kam traumë. S’ua kam thënë as prindërve, po e marrin vesh sot. Thikë në zemër gjithë shqiptarëve”, duke nënkuptuar se e gjitha është bërë për empatinë e publikut, duke e tkurrur kështu një ngjarje kaq shënjuese në jetën e dikujt.

    Nuk e dimë pse dhe si Egli dhe Gjesti gjetën të gjithë mundin dhe forcën për të përgënjeshtruar një rrëfim të tillë, ose edhe për të dyshuar mbi vërtetësinë e tij kur thjesht nuk kanë si e konfirmojnë, por mungesa e empatisë dhe dëshira për ta futur viktimën, në këtë rast Laertin, në një vorbull dyshimi, i jep zë frikës së viktimave të abuzimit dhe përdhunimit se nëse shprehen, nuk do të gjejnë mbështetje dhe nuk do të besohen. Edhe nëse rrëfimi është i trilluar, as Egli dhe askush tjetër nuk mund ta konfirmojë diçka të tillë. Përderisa Laerti gjeti guximin për të shprehur diçka të tillë, neve na mbetet të besojmë fjalën e tij dhe të thyejmë stigmat se personat që bien pre e abuzimit gënjejnë. Më tej, duke shkuar edhe në stigmën me natyrë gjinore: Edhe djemtë abuzohen, përdhunohen dhe se duhen mbështetur dhe besuar në rrëfimet e tyre!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit