Sërish dramë e re në horizont? Po, dhe jemi të gjithë sy e veshë.
Nejse, ç’po thonë portalet këtë herë? Ka disa lajme që po qarkullojnë për Egli Takon dhe një “ish-romancë”.
Me Gjestin? Jo.
Kur Egli Tako dhe Olsi Bylyku u ndanë, disa kohë më vonë qarkulluan nëpër portale disa thashetheme se Egli ishte në një lidhje të re me një djalë që supozohej se ishte instruktori i saj i palestrës. Djali quhet Mario.
Vetëm fjalë? Pati edhe foto që u shpërndanë nëpër portale. Ja këto:
Mario u kthye sërish në skenë.
Si? Gjatë kohës kur Egli ishte ende në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Gert Ferra deklaroi se Egli ka shkuar e shoqëruar nga Mario në takimin para hyrjes në BBVA dhe aludoi për një raport dashurie.
Po Egli çfarë tha? E pyetur nga Ledioni në post-BBVA, Egli u shpreh: “Në ditën e daljes nga shtëpia, jam takuar me shumë banorë në tapetin e kuq dhe fjalët e Gertit kur më ka takuar kanë qenë: ‘Eglo, kam shpifur dhe kam thënë fëlliqësira për ty dhe ke të drejtën të më pështysh në fytyrë sepse ndihem keq vetë për ato që kam thënë. Unë nuk kam asnjë informacion për jetën tënde. Më kanë detyruar të them një informacion, më kanë thënë një emër dhe po ta them paraprakisht.”
Kush e detyroi Gertin? “Unë nuk e di kush e ka detyruar,” u shpreh Egli. “Unë di që nuk të detyron njeri, por ti merr vetë përsipër të thuash apo të mos e thuash dicka.”
Kaq? Jo. Ajo kërkoi të hapen kamerat dhe theksoi se gjithmonë ka qenë vetëm ose në të gjitha herët që ka qenë e shoqëruar nga dikush në Top Channel, ka qenë kunati i saj.
Po për Marion çfarë tha? Tha që “përsa i përket djalit në fjalë, Mario ekziston dhe ka qenë instruktori i kunatit tim dhe [nuk kemi pasur asnjë lidhje]. Madje për të kanë qarkulluar disa fjalë në një periudhë kur isha në qendër të vëmendjes dhe kemi qenë grup në një ambient plazhi, pishina.”
Pra, çështja mbyllet këtu? Jo. Djali në fjalë postoi në Instagram një foto ku shkruan: “Pikëpamje: është e diel, 20 gradë Celsius, ti je “instruktor palestre”, biçikleta e sapolarë, jeta është e bukur.”
Oho! Mario ose po thumbon, ose po kërkon të marrë pak vëmendje.
Sidoqoftë, portaleve u dhuroi material edhe për disa ditë të tjera. Me sa duket, po.