7.5 C
Tirana
E hënë, 1 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Egli: Duan të më ndajnë nga Gjesti, gjeta një letër të Olsit tek krevati

    Gjatë një bisede me Rozana Radin, Egli ka ndarë shqetësimin e saj, duke pohuar se ka gjetur një letër të mistershme mbi krevatin e Gjestit, e cila mbante të shkruar emrin “Olsi.

    “E ka gjetur dikush që nga veshjet e Olsit dhe e kanë lënë aty kastile te Gjesti. Kaq plera janë këta. Maskarenjtë” – shprehet Egli, duke aluduar se dikush e ka ruajtur këtë letër prej kohësh me qëllim për ta përdorur si një mjet për të shkaktuar përçarje.

    Sipas saj, letra i përket Olsi Abazit, i cili ishte banor në këtë edicion të spektaklit.

    Megjithatë, duket se dikush ka dashur të manipulojë situatën, duke lënë letrën mbi krevatin e Gjestit për të krijuar dyshime se ajo mund të kishte ruajtur një kujtim nga lidhja me Olsi Bylykyn

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit