8.5 C
Tirana
E shtunë, 28 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Egli flet për ndarjen me Olsi Bylykun: Kam zgjedhur të qëndroj gojëkyçur

    Egli Tako ka folur për herë të parë në “Big Brother VIP” lidhur me historinë e saj të dashurisë me Olsi Bylykun.

    Gjatë një bisede me Livian dhe Rozanën, Egli theksoi se ka pasur gjithmonë besim tek Olsi gjatë kohës që ishin bashkë, por shtoi se të dy u rritën dhe kuptuan se çfarë donin në jetë.

    “Kam pasur shumë besim përgjatë kohës që kemi ndejtur bashkë.

    Faleminderit që paraprakisht nuk ndodhi ndonjë ardhje në jetë e një fëmije, ndonjë martesë apo ndonjë ceremoni.

    Rritesh, njeh veten tënde. Ndonjëherë lodhesh, ndonjëherë lodhet dikush tjetër…Kam zgjedhur të qëndroj “gojëkyçur” sepse kam respekt.”, tha Egli.

    Ajo refuzoi të jepte detaje lidhur me ndarjen, duke nënvizuar (disa herë) se gëzon respekt për kohën e kaluar me Olsin dhe ndaj ka zgjedhur të mos flasë.

    “Normalisht që kur ndahesh ka një gjë të keqe patjetër, si ai për mua, si unë për atë.

    Por unë kam zgjedhur që këto t’i mbaj për vete, është gjëja ime private, marrëdhënia ime private, nuk është jeta publike.

    Dhe këtë e kam të shenjtë dhe dua ta mbaj me veten time gjithmonë.

    Për hir të 5 viteve që kam ngrënë e kam pirë e kam kaluar aq kujtime të bukura, e për hir të gjithë dashurisë!”, shtoi ajo.

    Olsi dhe Egli u ndanë në vitin 2023 pas pesë vitesh lidhje. Të dy nuk kanë dhënë kurrë detaje lidhur me motivet që çuan në këtë vendim.

    Nga ana tjetër, aktori ka nisur një histori të re dashurie me gazetaren, Denada Lura. Ndonëse përflitej prej kohësh, ai e konfirmoi romancën në muajin gusht përmes dedikimit që i bëri partneres së re me këngën “Amla”. Njëkohësisht, edhe vetë gazetarja, Denada Lura e ka konfirmuar romancën përmes postimeve në rrjete sociale.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit