Bëri shpejt bujë në mediat rozë lajmi se Egli Tako do t’i bashkohet stafit të emisionit “E diell” në Top Channel. Ish banorja e “BBVA 4” do te jete nje nga vajzat në panel, ndonese për shumë ky ne fakt interpretohet si moderim.
Duke qenë se sezonin e kaluar ishte pjesë e ‘E Diell’, Xheneta Fetahu duket se nuk e ka marrë fare mirë lajmin.

Në një postim në Instastory, ajo shkruan: “Disa njerëz kopjojnë çdo lëvizje që ju bëni, më pas ndizen kur fiken dritat. Pavarësisht sa shumë përpiqen, një kopje me dy fytyra nuk do të jetë kurrë origjinali,” . Xheneta ka lënë keshtu të kuptohet se ironia i drejtohet pikërisht Eglit.
Reagimi i saj ka ndezur komentet në rrjete sociale, teksa publiku pret të shohë si do të shkojë eksperienca e re televizive e Eglit.