Siç jemi mësuar tanimë, edhe mbrëmja e djeshme e “BBVA 3” solli debate, zënka dhe reagime të ndryshme, brenda dhe jashtë shtëpisë. Në episodin e radhës të “BBVA 3” që po ndodh jashtë, Einxheli, Donaldi dhe Florjan Binaj ironizuan situata të ndryshme gjatë spektaklit.
Einxhel publikoi një foto ku tregonte përkufizimin e fjalës “argument”.
“Argument – arsyetim që vërteton a që kundërshton një mendim, provon që mbron a që hedh poshtë diçka”, duke ironizuar Romeon, i cili i thoshte Julian Dedës se nuk ka argumente në lojë.

Më pas, ishte radha e Donaldit që të bënte një ironi me komentin e Arbrit që banorët kanë bukë, makarona e oriz brenda shtëpisë. “Aman o Romeo se ke plot bukë në atë shtëpi. Mos i merr kaq seriozisht provat e buxhetit se qenkan kot. Pa bukë nuk qenkeni. Mirëë, mirëëë, goxha mirëëë”, shkroi Donaldi.

Ndërsa Florjan ka thumbuar fillimisht Meritonin, për shkak të përplasjes që ai ka pasur me Ledjonën, ku i kishte kujtuar disa herë emrin e vajzës (së cilësi i thërret Miki) përmes personazhit Mickey Mouse.
“(Ata) me sjellje si të këtij, ne i kapim te “Piranjat”, shkroi Florjani, referuar emisopnit “Piranjat” ku ai është moderator dhe Ledjona gazetare.

Më pas, ai hodhi një kunjë dhe për Sarën dhe Bardhin: “Ledjonën nuk e paskan lënë pa një “Esma” brenda shtëpisë. A i ka Bardhi 2 milionë lekë në xhep?”, shkroi Florjani,

duke rikujtuar rastin e Esmasë, tanimë viral nëpër rrjete të ndryshme sociale.



