11.5 C
Tirana
E enjte, 19 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Einxhel reagon për daljen e Gimbos dhe i uron fitoren kësaj banore

    Momenti kur Gimbo u eliminua mbrëmjen e të martës nga “Big Brother VIP Albania 5” la një pjesë të shtëpisë të mërzitur. Por më shumë partneren e tij dhe një nga banoret më të komentuar, Selin, e cila nuk mundi të fshehni lotët dhe ngarkesën emocionale.

    Fansat menjëherë vunë re ngjashmëri me edicionin e parë të BBV, kur DJ Dagz u largua nga Einxhel Shkira, duke lënë pas atë të mërzitur, por më të fortë. Të dy rastet tregojnë të njëjtën histori: një DJ nga Kosova lidh një vajzë me karakter të fortë shqiptar dhe largohet, duke lënë pas dhimbje dhe lot brenda shtëpisë.

    Kjo paralele nuk i ka shpëtuar as vetë Einxhel Shkirës, me të cilën Selin po krahasohet shumë në rrjet për natyrën e saj luftarake dhe të drejtpërdrejtë. Moderatorja e njohur ka rishpërndarë në InstaStory-n e saj një kolazh fotosh nga fansat ku krahasoheshin dy momentet e ndarjes me mbishkrimin: “Ehhh ne të shkretët që i përjetojmë për të dytën herë.”

    Me tej Einxhel shkroi: “Por këtë herë do përjetoni dhe fitoren”. Me këto fjalë, ajo tregoi se historia e lotëve mund të jetë përsëritur, por fundi do të jetë ndryshe Selin mund të triumfojë këtë sezon, duke shprehur kështu hapur jo vetëm mbështetjen për 23-vjeçaren, por duke i uruar dhe fitoren.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit