17.5 C
Tirana
E hënë, 16 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Einxhel revoltohet me komentet (e çuditshme) për barkun e shtatzënisë

    Einxhel kishte vendosur të bënte një pushim nga shakatë që bënte me titujt e lajmeve nëpër portale, por një artikull i fundit shkoi përtej pritshmërive të saj.

    “Përtej shakave që bëj me shkrimet tuaja, kisha vendosur të bëja pauzë, por ju s’njihni as heshtje elektorale, as shtatzënie… S’dini çfarë është as njerëzllëku, as qytetaria dhe as profesionalizmi,” shkruan ajo në lidhje me një lajm ku shkruhet: “Imazhet na mashtruan: Einxhel është shëndoshur më shumë.”

    E tronditur nga titulli i çuditshëm për këdo dhe aq më tepër për një grua shtatzënë, ajo shton:

    “S’e di që kur barku i shtatzënisë qenkërka shëndoshje dhe s’di çfarë ka për mashtrim këtu?! Po prisni që të jetë petë deri në muajin e 9 apo çfarë? E dini besoj që ka një krijesë që rritet aty e zgjeron hapësirën e vet?”

    Në vijim, moderatorja ndalet te presioni i mediave për të folur në lidhje me shtatzëninë dhe vë në dukje mungesën e profesionalizmit.

    Einxhel revoltohet me komentet (e çuditshme) për barkun e

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit