16.5 C
Tirana
E premte, 18 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Einxhel Shkira dhe Dj Dagz bëhen prindër për herë të parë, vjen në jetë djali i tyre

    Einxhel Shkira dhe Dj Dagz kanë mirëpritur në jetë djalin e tyre. Mësohet se vogëlushi ka ardhur në jetë mbrëmjen e hënës në një prej materniteteve shtetërore në Tiranë, raporton Icon Style.

    Ndërkohë vetë moderatorja dhe partneri i saj ende nuk kanë konfirmuar lajmin në rrjetet sociale.

    Çifti u njohën në shtëpinë e Big Brother Vip dhe pas atij momenti jeta e tyre ndryshoi tërësisht. Ata nisën romancën gjatë spektaklit, ndërsa pak muaj pas daljes nga shtëpia e BBV, u zbulua se Einxhel Shkira ishte shtatzënë në pritje të fëmijës së parë.

    Moderatorja fillimisht qëndroi e heshtur por më pas konfirmoi lajmet me anë të postimeve në rrjetet sociale duke publikuar fotot me barkun e rrumbullakosur.

    Ndërsa pak kohë më parë zbuloi edhe gjininë e foshnjës së tyre. Në babyshower-in e organizuar, moderatorja mori edhe propozimin për martesë nga Dj Dagz.

    Gjatë një interviste së fundmi, e pyetur se përse zgjodhi të mos e tregonte se ishte në pritje të fëmijës së parë, Einxhel Shkira rrëfeu: “Ndoshta si fillim ka qenë frika dhe pasiguria në gjendjen time shëndetësore, e cila nuk ka qenë në majat e veta më të mira për shkak të komplikacioneve të mia që kisha në atë periudhë. Të mos harrojmë ndër të tjera se sa kisha nisur të rehabilitoja një krah të thyer me shumë hekura në të.

    U bëra paranojake dhe jo se kisha frikë nga supersticionet, më shumë sesa nga alarmi dhe lumturia që do t’i shkaktoja njerëzve të zemrës, që pastaj do e kisha tepër të rëndë nëse gjithçka nuk do të shkonte si duhej. Kështu që prita, e mbajta shtatzëninë, ankthin, stresin dhe frikën për vete”.

    Jeta e çiftit është e ndarë mes Kosovës dhe Shqipërisë, e pyetur se ku do të jetojnë pasi të lindë djali i tyre Einxhel u shpreh: “Pak nga të dyja, siç është dhe ky fëmijë që i përket të dyja tokave, ashtu do përpiqemi dhe të ne të jemi present në të dy shtetet, pranë familjeve tona, por edhe projekteve, bashkëpunuesve dhe përkrahësve tanë. Por le të themi që Kosovë do e mbajmë pak me hatër sepse aty po blejmë strehën e parë të familjes tone”.

    Pas propozimit romantik që Dj Dagz i bëri moderatores gjatë festës së “baby shoëer”-it, Shkira foli dhe për planet e dasmës.

    “Dasmën më shumë e kemi diskutuar brenda në “Big Brother”, sesa jashtë tij. Me shtatzëninë dhe tani me pritjen e djalit tonë, gjithçka tjetër ka kaluar në plan të dytë. Propozimi erdhi kur më pak e prisja, sepse mendoja se mendoja se e kishim superuar si akt, duke qenë se tashmë do të bëhemi prindër.

    Megjithatë, atë ditë do të doja që të dy ta shijonim siç ne dimë, së bashku me miqtë tanë më të mirë, gjë e cila për momentin është jashtë mundësive të mia fizike. Do ndodhë patjetër, sepse i dua ato foto e kujtime në jetën tonë, por s’e kur, nuk di të them një ditë apo kohë të caktuar”, zbuloi ajo për revistën “Who”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit