13.5 C
Tirana
E shtunë, 28 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Einxhel Shkira, gati të bëhet nënë!

    Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira ka deklaruar se është e gatshme të bëhet nënë në një të ardhme të afërt.

    Ajo gjithashtu tregoi se edhe partneri i saj, Dj Dagz është në të njëjtën etapë të jetës.

    “Dua gjithë energjinë ta orientoj te një fëmijë, jo vetëm te karriera. Është momenti i duhur mendoj. Edhe Dagz është në këtë etapë të jetës.

    Fëmija për ne nuk do të përbente një problem. Mendoj se do jemi prindër shumë të hapur me fëmijën tonë”, u shpreh Einxhel.

    Kujtojmë që dyshja nisi romancën e dashurisë teksa ndodheshin brenda “Big Brother VIP”, dhe mesa duket çdo gjë është në rrugën e duhur edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit