20.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Einxhel thotë se banorët e BBVA2 flasin për të brenda shtëpisë, por jashtë bënin sikur s’e njihnin

    Einxhel ka patur disa mendime dhe histori për të ndarë me ndjekësit e saj në Twitter, lidhur me edicionin e dytë të “Big Brother VIP Albania”.

    “Ku ishin vjet rregullat”, pyeti Einxhel fillimisht, duke u nisur nga fakti se këtë vit u morën masa për gjuhën fyese brenda shtëpisë, gjë që (sipas Einxhel) nuk ka ndodhur në edicionin e vjetshëm.

    Megjithatë, moderatorja s’e ka lënë me kaq dhe ka vendosur të ndajë edhe një “funny story” (histori gazmore) – që duket se përfshin Olta Gixharin.

    “Funny story: Në prill të ditëlindjes së Monikës, shkoj në tualet dhe dy vajza më njohën, më folën, më komplimentuan etj… Së bashku me to ishte dhe O, e cila bëri si e hutuar nga biseda jonë dhe kërkoi një ndjesë hipokrite që s’më njihte dhe se nuk e hapte kurrë TV e s’kishte parë apo dëgjuar për ‘BBVA’… Heh”, shkroi Einxhel.

    Dikush më pas i tha në Twitter, se Olta e paska përmendur brenda shtëpisë dhe madje ka komentuar rreth lidhjes së saj me Dagz. Edhe me këtë komentues, Einxhel vendosi të komunikojë, duke shkruar:

    “Siç më kanë përmendur dhe shumë të tjerë me sa kam lexuar këtu…Por e çuditshme, pra, që live s’po e kuptonte për çfarë bëhej fjalë, s’po hynte dot në temë kur më pyetën: ‘Ku është Dagz, ku po vendosni të jetoni apo si e ke krahun’…E çuditshme që aty brenda po u kujtohet të gjithëve se kush jam!”

    Nëse edhe ju, si disa nga komentuesit e Einxhel, doni ta pyesni: Pse nuk shkon si opinioniste? 

    Fare e thjeshtë. Vetë Einxhel paska refuzuar të jetë e ftuar si opinioniste.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit