12.5 C
Tirana
E diel, 22 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Einxhel tregon se si Beniada ia ka marrë kalanë nga brenda dhe e kuptojmë shumë mirë

    Mesa duket, Einxhel dhe Beniada i kanë zgjidhur debatet dhe keqkuptimet mes tyre dhe kjo duket qartë në një postim në InstaStory-n e Einxhel, e cila tregon një dhuratë që i ka bërë Beniada.

    “Ja si ta merr kalanë nga brenda. Faleminderit dashuri”, shkroi Einxhel dhe e kuptojmë më së miri, sepse një prej mënyrave më të mira për t’ia marrë dikujt zemrën është pikërisht përmes dhuratave, hehe. Sidomos, në rastet kur dhënia e dhuratave është gjuha e dashurisë së një personi.

    Einxhel tregon se si Beniada ia ka marrë kalanë nga brenda dhe e

    Einxhel dhe Beniada pas përfundimit të “BBVA 2” patën një krisje të raportit të tyre miqësor. Asokohe, në një komunikim me ndjekësit në Instagram, Einxhel tregoi se çfarë ndodhi me marrëdhënien dhe pse ajo vendosi te distancohej.

    “Mes nesh nuk ka pasur ndonjë sherr apo debat konkret ballë për ballë. Të dyja në një farë mënyrë e kemi evituar të flasim drejtpërdrejt për këtë gjë. Unë thellë e kam dashur Beniadën sinqerisht. Kur disa situata rrodhën në një mënyrë pak zhgënjyese, m’u thye diçka e pastër brenda meje. Aty u ndjeva se diçka nuk ishte reciproke dhe pavarësisht kësaj unë vazhdova të jem e njëjta me të,” tha ajo, referuar periudhës kur banorët e akuzuan se po ushtronte presion mbi Beniadën, duke i kërkuar modeles që të mbante një qëndrim pas konfliktit të saj me Donaldin.

    Einxhel theksoi se nuk e ka bërë kurrë diçka të tillë: “Unë në asnjë moment nuk e kam kërkuar këtë. U desh një qëndrim i saj në situatën me Donaldin që mua të më bënte të dyzuar dhe siç e kam thënë dhe brenda që nuk e di pse është befasi, pasi e kam thënë se nëse shoqja ime do ma bënte këtë jashtë nuk do e kisha toleruar”.

    Më tej, vijoi:

    “Por, edhe kur dola jashtë, hasa një situatë aspak të këndshme që kishte ndodhur prej nënës së saj, ku unë isha ofenduar në komente nga ajo, gjë më lëndoi mua dhe familjen time. Kur takova nënën time, ajo ishte me lot në sy. Kam pritur nga Beniada dhe nëna e saj të më kërkonin falje. Kjo nuk ndodhi kurrë, kjo më lëndoi dhe zgjodha të hesht. Nga ana e saj ka pasur tentativë që ne të takohemi dhe të flasim, por në ato momente nuk kam qenë e gatshme të merrem me sqarime të ‘Big Brother’ sepse sapo kisha marrë vesh për shtatzëninë”.

    Beniada iu pergjigj deklaratave, duke thënë:

    “Nuk mund të përfshij persona të tjerë në momentin që kam qenë brenda me të,” tha ajo duke iu referuar komenteve të së ëmës për Einxhel gjatë kohës kur vajzat ishin në “Big Brother VIP”. “E kam kërkuar e i kam dërguar mesazh. Jam kujdesur gjithmonë në intervista me fjalët që përdor. Jam kujdesur të mos them asnjë fjalë për të mërzitur njeri. Në një lidhje shoqërie, mund të bëjë vaki që dy persona mërziten, por duhet të kemi kujdes me fjalët që përdorim. Njëri mund të thotë që ‘s’ke kërkuar falje’, ndërsa tjetri mund të thotë ‘pse nuk më ke hapur telefonin?’. E bukura është që personat të flasin e jo të flasin me të tjerët për mua, por me mua.”

    Në vijim ajo shtoi:

    “Mund të kem bërë gabime, por kur më kanë pyetur për Einxhel, edhe pse mund të kem qenë e lënduar, kam qenë shumë e kujdesshme sepse gjërat duhet t’i zgjidhim bashkë, jo nëpër studio.”

    Beniada u shpreh gjithashtu se do t’i dërgojë mesazh dhe shpreson që raporti të rifillojë. “Sot do i çoj një mesazh se është munduar të flasë nëpër kanale të ndryshme. Shpresoj shumë që të jetë e lumtur. Nuk kam asnjë problem personal me të. Po ta shoh, do të jem e para që do e përqafoj e do të flas. Nuk kam asnjë lloj ngarkese negative me të,” përfundoi ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit