13.5 C
Tirana
E martë, 16 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Einxhel u përgjigjet njerëzve që e kritikuan për fustanin e zi në dasmën e kunatës

    Për Einxhel Shkirën, ngjyrat janë të gjitha njësoj. Përmes një komunikimi me ndjekësit e saj në Instagram Story, Einxhel iu përgjigj komenteve të njerëzve të cilët nuk qenë dakord me veshjen e saj në dasmën e kunatës.

    Në ceremoninë e martesës së motrës së partnerit të saj, DJ Dags, Einxhel u shfaq me n jë fustan të zi.

    “Kam zbuluar se Shqipëria është vendi ku dashuria dhe respekti që ke për njerëzit tregohet nga ngjyra e fustanit. Nuk e di cila është ngjyra që mund të tregosh dashuri dhe respekt për dikë, por unë jam më shumë me idenë që këto të dyja tregohen me vepra dhe jo me ngjyrën e fustanit,” u shpreh Einxhel.

    “Njoh shumë kunata që kanë veshur fustan të kuq, rozë e të tjerë e të tjerë e që nuk durojnë dot njëra-tjetrën. Ndaj preferoj më mirë fustanin e zi e ta dua kunatën time dhe të më dojë,” shtoi ajo.

    “Të shtojmë se ngjyrën e zgjodha nga halli. Unë doja lejla, por format e mia trupore nuk ishin gati dhe kunata më sugjeroi të ziun,” përfundoi moderatorja.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit