Ditën e sotme në emisionin “Wake Up” është folur për Luiz Ejllin, i cili u ngrit shumë gjatë spektaklit “Big Brother VIP 2” dhe pas përfundimit të kësaj eksperience, po korr sukses në tregun muzikor.
Në studio ishte e ftuar ekspertja e marketingut, Jori Vila, e cila tregoi gabimin që nuk duhet të bëjë këngëtari i dashur për publikun në mënyrë që të mos humbasë gjithë vëmendjen që ka aktualisht.
Neada: Nga ajo që tha Jori, vetëm Luiz Ejlli është personazhi më i suksesshëm deri tani, që është katapultuar shumë shpejt edhe paguhet mirë nga ç’kemi dëgjuar krahasuar me personazhet e tjerë që do t’u duhet të punojnë në vazhdimësi për t’a mbajtur figurën dhe imazhin e tyre.
Blendi Salaj: Çfarë do ta rrezikonte? Çfarë nuk duhet të bëjë Luizi që mund t’i kushtonte në të ardhmen e tij? Çfarë gabimesh duhet të evitonte?