30.5 C
Tirana
E mërkurë, 20 Gusht, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Elena Kocaqi flet për përplasjen Lapaj-Shabani: Politika shqiptare nuk ka burra

    Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria bëhet” mes Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt. Ajo theksoi se, në bazë të marrëveshjes, mandati i deputetit i takonte Lapajt dhe se, në vend të Shabanit, ajo nuk do ta pranonte kurrë mandatin, edhe nëse diferenca mes tyre do të ishte vetëm një votë.

    “Unë i njoh që të dy. Por në këtë rast, në bazë të marrëveshjes që ata kanë, mandati i takonte Lapajt. Po të isha në vend të Shabanit, një votë sikur të ishte diferenca, nuk do ta pranoja mandatin”, deklaroi Kocaqi.

    Ajo kritikoi ashpër kulturën politike në Shqipëri, duke e cilësuar si të mbushur me mungesë të burrërisë dhe besnikërisë.

    “Problemi është se në politikën shqiptare nuk ka burrëri, nuk ka besnikëri dhe vuajmë. Politika nuk është imorale. Politikën imorale e kanë bërë meshkujt imoralë në politikë,” tha Kocaqi, duke shtuar se vetë politika si proces nuk duhet demonizuar për shkak të sjelljes së individëve.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit