17.5 C
Tirana
E premte, 18 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Elhaida Dani këndon në Fest 61 pas humbjes së njeriut të afërt: S’është e thjeshtë për të

    Mbrëmjen e djeshme, Festivali i Këngës ia dedikoi të gjithë “Natës së Nostalgjisë”. Artistët më të njohur kënduan këngë të famshme të festivaleve ndër vite. Mes tyre ishte dhe Elhaida Dani, e cila e shoqëruar me Gjergj Kaçinarin do të performonte “Natën Vonë”, hitin e kënduar dikur nga Vaçe Zela.

    Pak para se kënga të niste, moderatorja Arbana Osmani u shpreh se dalja e saj në skenë nuk ishte fare e thjeshtë, pasi pak më herët Elhaida humbi dajën e saj në një aksident rrugor në Shkodër.

    “Nuk është një ditë e thjeshtë për të. Artistët ndodh që të jenë edhe njerëz, njerëz normal me një jetë normale. Ndodh që të detyrohen të këndojnë në një skenë, pak orë pasi ka ndodhur një fatkeqësi. Shpirti është coptuar nga një dhimbje e madhe, por artistët e mëdhenj si Elhaida nuk e zhgënjejnë publikun dhe paraqiten pavarësisht dhimbjes për të kënduar”- u shpreh ajo.

    Teksa përpiqej të mbante lotët, Elhaida ia doli të përcillte gjithë energjinë e “Natën Vonë” tek publiku që s’i kurseu duartrokitjet.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit