Koha shëron gjithçka! Pas një zhgënjimi, rrëzimi, ndarjeje, dështimi apo lëndimi, gjithçka e lëmë në dorë të kohës. E mesa duket, koha shëron vërtet plagë. Plagë që ne mendojmë se nuk do të mbyllen kurrë.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me aktoren e njohur Elia Zaharia. Pas një ndarjeje që bëri bujë me Princ Lekën, duket se aktorja ka gjetur “shërim”. E ftuar në emisionin “Rudina” pasditen e kësaj të premteje, ajo tregohet e rezervuar sa i përket ndarjes me ish-bashkëshortin e saj.
Megjithatë, lë të kuptohet se për të ka qenë një periudhë komplekse, por pavarësisht çdo gjëje, gjatë kësaj periudhe nxori një mësim shumë të vlefshëm: “Dimensionin e faljes!”
Rudina Magjistari: Çfarë të ka mësuar kjo periudhë në jetën tënde? Jo ty, Elia si mama, si aktore, as si autore, por Elias si individ. Çfarë të ka mësuar kjo periudhë e jetës tënde?
Elia Zaharia: Do e them me një fjalë, Rudina: dimensionin e faljes. Kjo për mua nuk ka të paguar.
Rudina Magjistari: Ka qenë një periudhë e lehtë, e vështirë dhe si je ti tani?
Elia Zaharia: Ka qenë një periudhë komplekse, por unë falënderoj Zotin çdo ditë për atë mbështetje që më ka dhënë familja ime, rrethi im. Unë jam me shumë fat, sepse prindërit e mi, familja ime, nuk janë vetëm familja ime, por janë edhe miqtë e mi më të mirë, me të cilët unë mund të ndaj çdo gjë gjërat e mira, gjërat e gëzuara. Them: “O Zot, duhet që t’i falënderojmë dhe t’i duam prindërit për aq kohë sa janë.”